Klinika e Ortopedisë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, ka mungesa të jashtëzakonshme deri në kushtet më bazike.
Ndër të tjera, mungon edhe shamponi, letra e higjienës në tualetet e pacientëve.
Këto mungojnë edhe për stafin, sa që detyrohen që fashat t'i përdorin për tharjen e duarve. Madje këtë të gjetur e ka evidentuar edhe Inspektorati Sanitar, që e ka inspektuar këtë klinikë në mesin muajit shtator të këtij viti.
E, tek tash Ortopedisë i është kërkuar që t'i dërgojë të dhënat për këto materiale higjienike sipas specifikave.
Në dokumentin e Inspektoratit Sanitar të cilin e ka siguruar televizioni, thuhet se gjendja e higjienës sanitare dhe teknike këtu, është nën nivelin e duhur. Potencohen edhe dëmtimet e dyshemesë, muret dhe tavanet me prezencë të lagështisë së theksuar, nyjet sanitare të dëmtuara dhe jo-komplete, si dhe kohë e gjatë pa u gëlqerosur hapësirat e kësaj klinike.
Gjetje raportohet edhe për dyert e dhomave të pacientëve të cilat janë vlerësuar si të vjetra dhe të dëmtuara.
Madje ajo se çka është më së e rëndësishme, nuk është bërë ende dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi, ashtu siç e kërkojnë afatet, ku rrjedhimisht pa këto, mundësia për përhapjen e brejtësve, insekteve dhe krimbave, është e madhe.
Të gjitha këto telashe, inspektorët sanitarë kanë kërkuar që të eliminohen brenda 30 ditësh, por që nuk janë bërë ende.
https://www.youtube.com/watch?v=3o4L3FM5TCQ
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.