Hilaria Baldwin ka folur për familjen e saj të madhe.
Disa ditë pasi lindi fëmijën e shtatë, vajzën Ilaria Catalina Irena, me bashkëshortin Alec Baldwin, 38-vjeçarja hyri në rrjete sociale dhe u hap me ndjekësit e saj.
Së bashku me Ilaria, Hilaria dhe Alec, 64 vjeç, janë gjithashtu prindër të Carmen, 9 vjeç, Rafael, 7, Leonardo, 6, Romeo, 4, Eduardo, 2, dhe Lucia, 18 muajsh. Alec është gjithashtu baba i vajzës 26-vjeçare Ireland, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten Kim Basinger.
“Duke u siguruar që edhe foshnjat e mia të tjera të ndiejnë se kanë kohë për nënën”, shkroi Hilaria në Instagram ndërsa po bëhej gati për një shëtitje me Eduardon dhe Lucia.
“Sjellja e foshnjës në shtëpi është magjike dhe është gjithmonë një tranzicion që ne të gjithë e ndjejmë”, vazhdoi Hilaria.
“Po përpiqem të balancoj sërish nënën e re, me ushqyerjen me gji, shërimin dhe nxitimin për t’u siguruar që të gjithë fëmijët e mi të ndjejnë se unë jam aty për të qenë nëna më e mirë që mund të jem”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.