Ish-sekretarja e Shtetit e ShBA-së, Hillary Clinton, kritikoi ashpër qëndrimin e administratës Trump ndaj Ukrainës, duke e quajtur atë "të turpshëm"."Mendoj se përpjekja për ta detyruar Ukrainën të bjerë dakord me (Presidentin rus Vladimir) Putin për dorëzimin është e turpshme", tha Clinton gjatë një diskutimi në panel në Konferencën e Sigurisë në Mynih."Unë besoj se Ukraina është në vijën e parë duke luftuar për demokracinë dhe vlerat tona të lirisë dhe qytetërimit, duke humbur mijëra jetë ndërsa vendi i tyre shkatërrohet nga mania e një njeriu për kontroll", tha Clinton.Ajo tha se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, "ose nuk e kupton ose nuk interesohet për atë vuajtje". /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.