Konkurrentet e Big Brother VIP Kosova, Rovena dhe Sara, janë gjendur në një përplasje.
Rovena akuzoi Sarën se për shumë situata që ishin për të ka qeshur e ka folur prapa krahëve të saj, transmeton Klankosova.tv.
“Ti ditëve tjera ke qeshur, sa herë që ka ndodhur ndonjë gjë me Rovin ke qeshur dhe këtë e di publiku se çfarë ke bërë prapa krahëve të mi”, u shpreh Rovena.
Ndërkohë, Sara u shpreh se Rovena po dëshiron të kapet me të për Gresën e Xuxin por ata janë banorë që ajo duhet të merret vetë me ta.
“Mos bëjë moral, moralin mos e merr e lë sa herë të kryen punë ty”, u shpreh Sara.
Sara iu drejtua Rovenës me fjalën hipokrite ndërsa kjo e fundit i tha intrigante.
Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=3cwbheDHWV4
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.