Në qendrën e Leposaviqit telat gjemborë tashmë janë larguar dhe tubuar në disa vende.
Mirëpo, kordoni i sigurisë vazhdon të jetë para objektit komunal, në të cilën perimetër qëndron dhe vëzhgon KFOR-i.
Njësia speciale nuk u pa as në hyrje të komunës, mirëpo autoblindat e saj qëndrojnë prapa objektit të komunës, të paktën deri pas orës 13:00.
Qytetarët e komunës më veriore në vend tashmë kanë hyrë në javën e dytë të cilët po protestojnë dhe po e kundërshtojnë praninë e njësisë speciale dhe kryetarin e ri, Lulzim Hetemi, për të cilën ende nuk dihet se a ka dalë nga komuna apo po e vazhdon karanatimin.
Të njëjtin televizioni e ka kontaktuar disa herë gjatë ditës, por pa marrë asnjë përgjigje.
Megjithëkëtë, protesta dhe situata është e qetë dhe rekreacioni ka zënë vend që disa ditë tek protestuesit, ku vajza e gara serbe luajnë volejboll edhe gjatë kësaj të premte, shumë të tjerë ditën dhe formën e protestës e kalojnë në kafiteri.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=g3KoRhFa9xI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.