01.04.2021 · përditësuar para 1905 dite1 min lexim
Kampioni i ri i peshave të rënda në UFC Francis Ngannou ka lindur në varfëri.
Ai është detyruar të punojë në një gurore rëre deri në moshën 17 vjeçare në mënyrë që të mund të siguronte familjen e tij.
Për këtë gjë Ngannou vendosi të largohej nga Kameruni për një jetë më të mirë.
Fatin e provoi në shtetin e Spanjës ku u arrestua për hyrje të paligjshme.
Pas kësaj jetoi edhe në Paris si i pastrehë pa asnjë qindarkë. E ndryshimi filloi në vitin 2013 kur nisi të ushtroj me trajnerin Didier Carmont.
Fillimisht filloi boksin para se të kalonte në artet marciale.
Luftën e tij të parë e bëri në nëntor të atij viti duke arritur edhe kontratën e parë profesionale në UFC garën me të madhe të arteve marciale.
E në vitin 2021, Ngannou për herë të parë u shpall kampion i peshave të rënda, pasi mposhti Stipe Mioçiq që zotëroi këtë kategori për disa vite.
https://www.youtube.com/watch?v=IGtl3JvDR4M&ab_channel=MMAFORFAN%27S
●●●
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.