I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Nait Hasani, thotë se përjetimin e asaj dite vazhdon ta ketë dhimbje të përditshme.
E kjo disi iu rëndua edhe më shumë kur pa se në ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, thuhej se në Burgun e Dubravës, në mesin e të vrarëve qenë 48 shqiptarë të armatosur, raporton Klan Kosova.
Kjo që ky e pa me sy, e ktheu në ditët e kobshme.
Një tjetër i mbijetuar, potencoi se po të ishte siç është paraqitur në ekspozitë, të burgosurit do ta mbronin veten.
Kjo ekspozitë i lëndoi shumë edhe familjarët e të masakruarve në Krushë të Madhe.
Zbuloni më shumë nga kronika në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=JRuEKmBKFtk
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.