Tregimet e dashurisë e ndarjeve gjatë pandemisë do të ekspozohen në hapësirat e lira në të gjithë Londrën.
Gjatë vitit të kaluar, llogaria në Instagram "Lockdown_lovestories" ka shfaqur storie të ndryshme të tilla si të dashurisë, miqësisë, por edhe të dinamikave e vështirësive familjare.
Projekti, i cili filloi nga shkrimtarja dhe artistja Philippa në maj të vitit 2020, gjatë fazës së parë të bllokimit, u kërkon përdoruesve të paraqesin në mënyrë anonime historitë e tyre për t'u ndarë me publikun.
Disa nga paraqitjet më të fundit përfshijnë rrëfimet e një romance jetëshkurtër shtatë-ditore, një tjetër e cila kujton një dashuri të humbur tetë vjet më parë dhe një mesazh që i inkurajon të tjerët të mendojnë për të gjitha sfidat që kapërcyen vitin e kaluar, shkruan The Independetent, transmeton Klankosova.tv.
Tani, pas gati një viti mbyllje, "Lockdown_lovestories" po sillen në hapësirat fizike në të gjithë kryeqytetin e Anglisë në një përpjekje për riaktivizim.
Në bashkëpunim me Derëent, një firmë investimi në prona me bazë në Londër, 13 nga hapësirat e saj në Londrën qendrore, lindore, jugore dhe perëndimore do të kthehen në vende ekspozitash nga 12 deri me 30 gusht.
Tregimet, të cilat do të shfaqen në dritaret e dyqaneve, do të mbulojnë një numër temash duke përfshirë dashurinë për veten, tejkalimin e periudhave të ndarjeve, rënien në dashuri dhe ndarjet me mirëkuptim.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.