Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje ndaj Holandës me rezultat 1-3.
Por, trajneri i kombëtares, Arben Simitçiu, mendon se janë në rrugë të mirë për të ardhmen, raporton FFK, transmeton Klan Kosova
''Këto miqësore kanë qenë të mirëseardhura për ne. I kemi provuar të gjitha gjërat që i kemi planifikuar dhe lojtarët i kanë aplikuar detyrat që i kemi dhënë gjatë këtij kampi. Mendoj se jemi në rrugë të mirë dhe ardhmja jonë në futsall do të jetë e shndritshme'', tha Simitçiu.
Simitçiu po ashtu pati përgëzime për lojtarët e tij, dhe e vlerëson se kanë bërë futsall evropian.
''Sidoqoftë, në zhveshtore i përgëzova lojtarët për paraqitjen e tyre sepse brenda 24 orëve kemi luajtur dy ndeshje me intensitet tejet të lartë dhe kemi bërë futsall evropian''.
Kombëtarja e Kosovës në futsall me 3 prill udhëtoi në Holandë, ndërsa për Simitçiun ishte paraqitja e tij e parë si trajneri i ri Dardanëve.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.