Holanda nga sot ka filluar zbatimin e kufizimeve të reja ndaj koronavirusit – në një izolim që do të mbes në fuqi deri më 19 janar 2021.
Shkollat, dyqanet jo-thelbësore, muzetë dhe palestrat janë mbyllura të gjitha, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova
Shkollat fillore dhe të mesme do të kalojnë në mësimin në distancë dhe njerëzve u rekomandohet që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.
Sipas zyrtarëve bllokimi u bë më herët për të shmangur blerjet nëpër dyqane.
Por radhët u krijuan të hënën pasdite në dyqane, muze dhe madje edhe kafene që shesin kanabis ndërsa njerëzit u përpoqën të shmangin bllokimin.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, bëri njoftimin të hënën në një fjalim televiziv teksa në rrugë kishte protestues.
"Holanda për pesë javë po shkon në bllokim" tha ai.
"Realiteti është se ky nuk është një grip i pafajshëm siç mendojnë disa njerëz - si demonstruesit jashtë. Por një virus që mund t'i godasë të gjithë fort."
https://twitter.com/DarrenEuronews/status/1338492704561516544
Sipas autoriteteve holandeze numri i personave të infektuar me COVID-19 është duke u rritur.
Të dielën rezultuan pozitivë me koronavirus 9 mijë e 937 persona.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.