Paragllajdistë në qiell e motoristët në tokë, destinacion kishin Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz, për të nderuar komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin dhe familjen e tij.
Ata ishin pjesë e organizimit të organizatave të dala nga lufta në shenjë nderimi të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Klan Kosova.
Pas tyre, drejt varrezave për të bërë homazhe u nisën edhe pjesëtarë të ushtrisë së Kosovës.
Para varrit të komandantit legjendar u përkul edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë.
Për kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, që bashkë me vëllezërit i doli zot vendit, Adem Jashari dhe e gjithë familja Jashari janë një kujtesë e përjetshme për lirinë.
5,6 dhe 7 marsi njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës tri ditore ndaj sulmeve të forcave serbe. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=iA50FLnue-0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.