Ministri i Financave, Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Luksemburg, ku është pritur në takim nga Ministri i Financave i Dukatës së Madhe të Luksemburgut Pierre Gramegna.
Hoti dhe homologu i tij nga Luksemburgu Pierre Gramegna kanë diskutuar për zhvillimet ekonomike në vend dhe situatën politike dhe ekonomike në rajon dhe më gjërë, transmeton Klan Kosova.
Minisitri i Financave e falenderoi ministrin Gramenga për gatishmerinë e fillimit të negociatave për Marrëveshjen e eliminimit të tatimit të dyfishtë, hap ky i cili do të mundësoj një bashkëpunim më të mirë tregtar si dhe do të hapë rrugën për mbajtjen e Forumit të Investimeve mes dy vendeve.
Hoti kërkoi ndihmën e shtetit të Luksemburgut për Kosovën në përgatitjen e legjislacionit për tregun e kapitalit ashtu si edhe përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave si hap i domosdoshëm për implementimin e plotë të MSA-së për të cilën çështje ministri Gramenga u zotua për përkrahje.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.