Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avduallah Hoti, Rrezarta Krasniqi e Driton Selmanaj i shkuan për vizitë shkrimtarit, Avdi Beqirit.
Selmanaj përmes një postimi në Facebook, tha se Beqiri për tri dekada ishte adresa e punëve të mira që i shërbenin çështjes kombëtare për shumicën e shqiptarëve që jetojnë në Itali, njofton Klankosova.tv.
"Kënaqësi që bashkë me kolegët Avdullah Hoti dhe Rrezarta Krasniqi ta vizitojmë në shtëpinë e tij atdhetarin, shkrimtarin, aktivistin e madh të çështjes kombëtare z.Avdi Beqiri. Z.Avdi, për tri dekada ishte adresa e punëve të mira që i shërbenin çështjes kombëtare për shumicën e shqiptarëve që jetojnë në Itali. Faleminderit për mikpritjen z.Avdi dhe z.Mensur", ka shkruar deputeti.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.