Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka paralajmëruar se do të ketë masa të reja në kuadër të betejës me epideminë e koronavirusit.
Ndërsa gjendemi në festa të fundvitit, ai tha se do të ketë masa të reja varësisht nga situata në të cilën do të kalojë vendi lidhur me këtë infeksion, njofton Klan Kosova.
''Masat do të mbarojnë kur të përmbyllet pandemia''.
''Krejt këto masa që i kemi marrë nuk kanë qenë arbitare. Falë masave që kemi marrë gjatë verës ne zvogëluam numrin e të infektuarve''.
''Kemi me përcjell situatën dhe do të zhvillojmë masa të reja për festat e fundvitit në mënyrë që qytetarët të jenë sa më qetë sa më rahat për festat dhe në të njëjtën kohë të ofrojmë atë mbështetjen për stafin shëndetësor për të përballur me numrin e të të infektuarve''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.