Ministria e Shëndetësisë ka përmbyllur procesin e specializimeve, duke nxjerrë mbi 1500 specializantë të rinj.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, gjatë vizitës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë që ky është një "hap i madh".
"Kemi përfunduar punën për përzgjedhjen e specializimeve, e që është hapi më i madh që është bërë në shëndetësi për 4-5 vite, për të krijuar kapacitetet e nevojshme në institucionet tona shëndetësore, për të plotësuar standardet që të ofrohen shërbimet e nevojshme për qytetarët".
"Po krijojmë baza të mira për planifikim dhe zhvillim afatgjatë të sektorit të shëndetësisë; që është një punë shumë e madhe krahas një barre të madhe që e kanë të gjitha institucionet shëndetësore në menaxhimin e pandemisë".
Sa i përket situatës me pandeminë, Hoti ka thënë që "gjendja është nën kontroll".
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.