Zana Hoxha nga ArtPolis e Femart ka thënë se për të është hera e parë që merr grant nga shteti.
Hoxha tha se ata si organizatë operojnë gjatë tërë vitit dhe për herë të parë Ministria e Kulturës dhe shteti e përkrahin Femartin dhe ArtPolisin me grant institucional.
"Sepse ArtPolis është organizatë që punëson me paga të rregullta 22 persona. E di që edhe Doku Fest ka një numër të ngjashëm, prej të cilëve gjysma janë artistë me rroga", është shprehur Hoxha në "Info Magazine" në Klan Kosova.
Tutje, ajo tha se buxhetin me të cilin operojnë për tërë vitin sillet diku rreth gjysmë milioni euro dhe vjen kryesisht nga donatorët e huaj.
https://www.youtube.com/watch?v=uvSa__SkhpY
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.