Në një solemnitet rasti, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, së bashku me kryetarin e Gjykatës Supreme dhe Komisionit të provimit të Jurisprudencës Fejzullah Hasani dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, ua shpërndanë certifikatat e provimit të jurisprudencës për 139 kandidatët që me sukses e kryen provimin.
E para e drejtësisë në Kosovë theksoi se gjeneratat që po e kryejnë me sukses provimin e jurisprudencës, do të japin kontribut në fuqizimin e sistemit të drejtësisë.
“Nga sot, ju do të jeni profil profesional që zbatoni sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, do të jepni kontributin tuaj në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.