Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Për këtë takim, Hoxhaj ka shkruar edhe në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Çdo herë kënaqësi takimi dhe biseda me Myftiun Naim Tërnava. E falënderova për angazhimin e tij në udhëheqjen e BIK-ut dhe rolin konstruktiv që ka luajtur për shumë vite në kultivimin e një diversiteti të rallë dhe bashkëjetese ndërmjet bashkësive fetare në Kosovë. Me këtë harmoni që është shembull për shumë shtete në botë, Kosova është bërë më e fortë, më demokratike dhe më perëndimore” ka shkruar ai.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.