Kompania HTC ka prezantuar smartfonin Htc ONE M8 të larë në 24-karat ar, disa orë para finales së Champions League mes Barcelonës dhe Juventusit. Kjo pasi kompania me seli në Tajvan është ndër sponsorët kryesor të Champions.
Në anën e pasme telefoni ka të gdhendur ‘Uefa Champions League’ me logo, si edhe emrat e dy ekipeve finalist, data e ndeshjes dhe vendi.
Çmimi i telefonit nuk dihet, por mund të supozojmë që do të jetë i lartë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.