HTC prezantoi një telefon tjetër. Telefoni i quajtur J Butterfly është një prej më cilësorëve, me ekran prej 5.2 inç Super LCD3 QHD me dendsitet 565 ppi.
Telefoni fuqizohet nga procesori tetëbërthamësh Snapdragon 810, bashkë me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme dhe sllotin për MicroSD. Trupi është nga plastika dhe është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.
Kamera kryesorë është 20MP, ndërsa selefie kamera 12MP. HTC J Butterfly ka një bateri 2.700 mAh, me platformë Android Lollipop 5.0, ndërfaqe Sense 7 UI dhe përkrah shumicën e rrjeteve komunikuese.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.