Lajmet e fundit

Australiani Scott, më parë kishte punuar edhe si trajner fitnesi për 15 vjet dhe për dy vjet ndihmoi në edukimin fizik në një shkollë fillore nga viti 2012.
Ai u diplomua në vitin 2015 në lëminë e matematikës nga Universiteti i Sussex dhe më pas u punësua në shkollën Peacehaven Community në vitin 2016, shkollë e cila kishte 900 nxënës të moshës 11 deri më 16 vjeç.
Në një video të tij në Youtube, një nxënës kishte shkruar: “Ky njeri është mësuesi im i matematikës. Emri i tij i vërtetë është Scott Sherwood. Jam i frikësuar”, ndërsa tjetri sugjeroi se Scott po performonte në këtë industri edhe nën nofkën Brydie Bitch.
Xhaxhai i një nxënëseje 14-vjeçare tregoi se kishte dëgjuar që ai është suspenduar, por as shkolla dhe as vetë Scott nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj teme, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.
