Nuk thonë kot bëmë baba të të përngjajë, kështu të paktën dëshmon kjo fotografi e Joseph Beana Schwarzenegger me babin e tij Arnold Schwarzenegger, të paktën për nga muskujt kanë ngjashmëri të madhe.
Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, ai përsërit pozën e të atit në vitin 1976, kur nxirrte në pah muskujt, njofton Klan Kosova.
Ngjashmëria mes tyre, është vërtetë befasuese. Joseph është djali i Mildred Patricia Baena, e cila punonte për familjen Schwarzenegger, me të cilën aktori pati një lidhje të shkurtër.
Për ekzistencën e djalit, Arnold, e mësoi vetëm tetë vite pas lindjes së tij, duke marrë përsipër çdo përgjegjësi.
Ai i bleu nënës së të birit një shtëpi në periferi të Los Angeles, si dhe pagoi shpenzimet mujore për mbajtjen e tij, në tentativë për të rikuperuar kohën e humbur.
Pas mësimit të lajmit, gruaja e aktorit, Maria Shriver, kërkoi menjëherë divorcin.
Megjithatë ata arritën që të pajtohen dhe vijojnë të jenë ende bashkë si dhe kanë katër fëmijë.

●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.