Koordinatori Nacional për Rini, Kulturë dhe Sport, Rexhep Hoti, në emër të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i uroi xhudistet e Kosovës për fitoret e shënuara në Uzbekistan.
Ai me këtë rast theksoi se “Është një fat i madh që Kosova i ka këto vajza dhe këta djem, sepse duhet të pranuar një fakt, atë që e ka bërë Majlinda me koleget e veta në sport, ka bërë shumë më tepër se sa ka bërë politika. Më shumë bota e njeh Majlindën, se Republikën e Kosovës. Kjo nuk është gjë e keqe, por gjë e bukur, sepse duke e njohur Majlindën, njerëzit e njohin Republikën e Kosovës”.
Këto komente Hoti i bëri gjatë konferencës për media që u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, me rastin e kthimit të xhudisteve kosovare nga Tashkenti ku u mbajt gara Grand Prix e xhudos.
Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, e Loriana Kuka rrëmbyen të artën në këtë garë, derisa të argjendtën e mori Nora Gjakova, kurse Kosova si shtet ka lënë prapa shtetet si Azerbajxhani, Gjermania, e Rusia e të tjera, shkruan Kosovapress, përcjellë Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.