Një shkollë katolike në Australi e ka mbuluar dhe fshehur statujën e një shenjtori që duket se si i dhuron bukë një djaloshi të vogël, pasi pranuan shumë ankesa që kjo vepër arti ishte shumë sugjestive.
Statuja e Shën Martin de Porres në shkollën Blackfriars Priory, e shfaq bukën në nivelin e organit gjenital, ndërsa djaloshi i qeshur e vështron me dorën e zgjatur tek buka.
Drejtori i shkollës Simon Cobiac ka kërkuar falje, duke thënë se ky detaj i kishte rënë në sy vetëm pasi e kishin sjellë statujën në shkollë, meqë në planet konceptuale dy-dimensionale çdo gjë dukej në rregull dhe në proporcion të duhur, transmeton Klan Kosova.
Statuja në fjalë është krijuar në Vietnam, por një skulptor lokal ishte punësuar për ta ri-dizajnuar.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.