Ishte një ketër ai që për pak i "vodhi" krishtlindjet në New Jersey.
Zyrtarët e bashkisë së Sea Girt ishin çuditur kur telat në pemën e Krishtlindjes dhe në vende tjera të zbukuruara u gjetën të shqyer gjatë javës së kaluar. Punëtorët e riparuan dëmin, në mënyrë që pema të driçonte sërish të premten.
Policia më pas i kontrolloi xhirimet e kamerave të asaj nate dhe të shtunën e postuan në Facebook fotografinë e fajtorit - një ketri, duke shkruar me shaka: " Ketri është akuzuar për vepra kriminale dhe u lirua me kusht".
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.