Falë vullnetit dhe dëshirës së tij të madhe, përmes shumë vuajtjeve, ai arriti që hap pas hapi t’i rikthehej jetës normale duke çuditur edhe mjekët.
Sot, Domnori jo vetëm që ecën normalisht, por është kthyer në sportist profesionist pasi merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit, në maratonat e ndryshme dhe është pjese e grupit të alpinistëve shqiptarë.
“Maratona më e mrekullueshme për mua ka qenë maratona e 100 vjetorit të Pavarësisë, ku prej pjesës së Ulqinit kalova një kufi shqiptaro-shqiptar në Murriqan. Më bën përshtypje ajo çfarë shkruan gazeta serbe, se unë jam një terrorist që shkoj për të pushtuar malet e tyre me flamur kuqezi”, shprehet ai.
Në çdo garë brenda dhe jashtë vendit, Domnori ka uniformen e tij të pandryshueshme: veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi./tch
https://www.youtube.com/watch?v=0MMK9tB1HAA&fbclid=IwAR2txbgt5Hd5_-rOAq3fKuoUudhhdbKPfv8lgq8kht8XbxhIFhFpeFc17Ic&app=desktop
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.