15.06.2019 · përditësuar para 2563 dite1 min lexim
Policia e Kosovës me pjesëtarët e njësisë speciale elite "FIT ", tashmë të njohur si "NJSI", edhe këtë vit kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare të Njësiteve Speciale Cross Fit-it (Sparta 300), që organizohen në shtetin e Hungarisë.
Në këtë garë ndërkombëtare ku marrin pjesë shtete nga Evropa dhe Azia, NJSI duke dëshmuar përgatitjet e larta profesionale dhe fizike, ka arritur që në garat ekipore të renditet e dyta, përderisa në garat individuale ka rezultuar e para.
Policia e Kosovës edhe pse institucioni më i ri krahasuar me policitë tjera, njoftojnë po arrijnë të triumfojnë në shumë gara sportive në arenën ndërkombëtare.
●●●
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.