Studenti 19-vjeçar me nota të mira e shfrytëzoi pushimin nga shkolla për të vizituar të njohurën e tij 22-vjeçare në qytetin Bugulma të Rusisë. Në një moment ajo i tha që kishte disa probleme me telefonin e saj iPhone dhe ai u ofrua që t’i ndihmonte.
Ajo ishte e shoqëruar edhe nga një grua tjetër e moshës 32-vjeçare.
Studenti tentoi t’ia rregullonte telefonin, por aksidentalisht ia gërvishti ekranin. Kur ato e panë se çfarë ndodhi, i kërkuan që t’i paguante 3.000 rubla (rreth 42 euro), dhe kur ai refuzoi, gratë iu drejtuan dhunës.
Ato fillimisht e sulmuan fizikisht, para se të kryenin ato që policia i cilësoi si “veprime të dhunshme të natyrës seksuale” ndaj tij. Sipas mediave lokale, gjatë aktit ishte përfshirë edhe një lodër seksi.
E gjithë kjo u xhirua duke përdorur telefonin që shërbeu si pretekst për sulmin. Pasi përfunduan, ato e lanë të lirë duke i kërkuar që t’i gjente paratë dhe e kërcënuan se do ta publikonin videon në internet nëse ai do të kthehej duarthatë.
Në vend të kësaj, studenti shkoi direkt në polici.
Sulmueset u mbajtën në paraburgim dhe u rrëfyen për krimin e bërë. Gjykata tani po vendosë nëse ato duhet të mbahen ende aty në pritje të hetimit penal.
Videoja në fjalë e bërë nga dy shoqet tani është bërë pjesë e dëshmive për këtë rast. Viktima insiston se gërvishtja në telefon ishte vetëm pretekst që torturat ndaj tij t’i përmbushin “fantazitë e tyre të çoroditura”.
Policia e konfirmoi se ai ishte i kthjellët gjatë incidentit.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.