Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se janë duke bërë shpërndarjen e lodrave tek fëmijët në mënyrë që ata të kalojnë kohën më lehtë në izolim.
Kastrati nëpërmjet një postimi në Facebook tregoi se lodrat janë siguruar përmes donacioneve të qytetarëve e bizneseve vullnetmirë, njofton Klan Kosova
Ky është postimi i plotë i Kastratit:
Lodra për fëmijët në karantinë?❤
Ndonëse është situatë e jashtëzakonshme, ne jemi duke bërë çdo gjë që familjeve në vetizolim të mos u mungojë rutina. Ndër të tjera kemi dashur t'ua bëjmë fëmijëve këtë kohë më të lehtë duke ju blerë lodra, ngjyra, mjete shkollore, puzzle, rubikon e libra me tregime.
?????????
Që këta fëmijë të mos e kenë ndjesinë e ngarkesës psiqike në këto ditë sfiduese, ata do të zhvillojnë aktivitete me këto materiale të cilat ua kemi siguruar përmes donacioneve të qytetarëve e bizneseve vullnetmirë të komunës sonë.
Një pjesë e kemi siguruar dhe për pjesën tjetër ju ftojmë të na bashkangjiteni në këtë iniciativë. Faleminderit vullnetarëve?
#RriNshpi
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.