Zyrtarisht 3,110,178 janë shëruar nga koronavirusi në mbarë botën.
Sipas World Meters 6,530,933 njerëz janë infektuar teksa kanë humbur jetën 385,361 persona, njofton Klan Kosova
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 1,897,705 teksa kanë vdekur 108,967 persona si dhe janë shëruar 651,656 pacientë.
Brazili radhitet në vendin e dytë me 560,737 të infektuar, 31,417 të vdekur dhe janë shëruar 253,570 persona.
Në vendin e tretë është Rusia me 432,277 të prekur, kanë vdekur 5,215 njerëz si dhe janë shëruar 195,957.
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 187 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.