Lewis Hamilton do të niset para të gjithëve në GP të Hungarisë, piloti britanik, që në kualifikuese e ka mbyllur kronometrin në 1’13”447, rrëmben kështu rekordin e pistës në pole position përpara shokut të skuadrës Bottas (+0”107) e Racing Point të Stroll (+0”930).
Piloti britanik ka shënuar kohën më të mirë në cirkuitin e Budapestit përpara shokut të Mercedes Valtteri Bottas.
Teksa ky pole position për Hamilton është i 90-ti në karrierë teksa i terti radhazi në Hungari.
Kujtojmë se të gjitha garat e Formula 1 mund t'i ndiqni ekskluzivisht vetëm në Art Motion, teksa gara e radhës vazhdon nesër duke filluar nga ora 15:10 dhe mbahet në Hungari.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.