Qëndrimi në shtëpi për shkak të pandemisë iu shpagua shumë një mësuesi të hortikulturës në Minesota, i cili shfrytëzoi kohën shtesë për të ujitur dhe ushqyer vazhdimisht një kungull masiv, i cili fitoi në konkursin e kungujve Half Moon Bay të këtij viti.
Travis Giener nga Anoka e Minnesotas harxhoi shumë nga koha e tij e lirë në kopshtin e shtepisë së tij duke ujitur bimët deri në 10 herë në ditë.
Kungulli në fjalë peshon 1.066 kilogramë.
Gienger, një mësues peizazhi dhe hortikulture në Kolegjin Teknik Anoka, ka rritur kunguj që kur ishte adoleshent, i frymëzuar nga babai i tij, i cili gjithashtu i rriti ato.
“Ishte hera e tij e parë që garonte në peshën e Half Moon, por ai nuk është i sigurt se do të kthehet vitin e ardhshëm.
“Mund ë më duhet një vit pushim nga puna dhe nervat dhe gjithçka”, tha ai duke qeshur.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.