Papagalli i shtëpisë e ka shpëtuar të zotin e shtëpisë nga zjarri që kishte kapluar shtëpinë e tij.
Shtëpia e një personi në Brisbane të Australisë ishte kapluar nga flakët kur zjarrfikësit mbërritën menjëherë pas orës 02:00, por Anton Anuyen kishte shpëtuar pa u lënduar.
Nguyen tha se papagalli i tij, i quajtur Eric, e kishte zgjuar atë para se detektori i tymit të niste alarmin.
“Dëgjova një zhurmë dhe Eric – papagalli im – filloi të bërtasë, kështu që unë u zgjova dhe ndjeva pak tym”, deklaroi ai.
“E kapa Eric-un, e hapa derën dhe shikova në pjesën pasme të shtëpise dhe pash disa flakë. Kështu që e kam kapur çantën dhe kam zbritur poshtë. Jam i tronditur, por jam mirë”.
“Gjithçka është në rregull për sa kohë që kam veten dhe zogun”.
Inspektori i shërbimit të zjarrfikësve dhe emergjencave në Queensland, Cam Thomas, ka thënë se papagalli kishte këlthitur “Anton! Anton!”, për ta njoftuar atë për rrezikun e zjarrit.
“Kishte detektorë tymi, por zogu e paralajmëroi para se ato të ndizeshin”.
“Zjarri e kishte përfshirë goxha shtëpinë”, shtoi ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.