Një furçë dhëmbësh e përgjakur është dashur të hiqet nga stomaku i një burri, pasi e kishte gëlltitur teksa pastronte dhëmbët.
Mjekët larguan furçën me gjatësi 19 centimetra të gjatë brenda 24 orëve të incidentit, nga frika se lënia e saj më gjatë aty mund të kishte qenë fatale.
Pacienti 39-vjeçar, emri i të cilit nuk është zbuluar, ishte duke i larë dhëmbët kur ajo i rrëshqiti. Pas kësaj ai menjëherë nxitoi drejt një klinikë shëndetësore aty pranë, nga ku e referuan shpejt në një spital që e kishte 100 kilometra larg.
Incizimet dhe testet e mëtutjeshme nuk mund ta lokalizonin furçën në fytin e tij – duke bërë të konkludonin se tashmë kishte depërtuar në stomak.
Një operacion i vogël u krye pak më vonë dhe furça u hoq.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.