Portieri i një ekipi futbolli në Britani theu rekordin botëror Guinness, duke dhënë gol nga largësia prej 96 metrash.
Tom King, portieri i Newport County, e goditi topin nga porta e tij gjatë ndeshjes së ligës së dytë të së mërkurës kundër Cheltenham Town, dhe topi u mbajt mbi fushë nga era, derisa e kaloi me shpejtësi portierin kundërshtar Joshua Griffiths dhe u shënua gol.
Nga Rekordet Botërore Guinness njoftuan se goli i King ishte një rekord i ri botëror, duke mposhtur një gol prej 91 metrash të shënuar nga portieri i Stoke City, Asmir Begovic në vitin 2013.
“Jam absolutisht i lumtur sepse nuk është diçka që vendosa ta bëj qëllimisht”, tha King në një deklaratë, transmeton Klan Kosova. “Jam i sigurt që do të jetë gjëja për të cilën do të flitet për një kohë të gjatë, kështu që jam krenar dhe i sigurt që edhe familja ime do të ndihet krenare gjithashtu”, shtoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=4JhYQ5IAg8A&feature=emb_title
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.