Facebook ka kërkuar falje pasi vizitorët e një pike referimi të njohur bregdetare në Britani e vërejtën se postimet e tyre u hoqën nga ky rrjet social sepse emri i vendndodhjes ishte ngatërruar me një term mizogjinist.
Anëtarët e grupeve të Facebook-ut me qendër në Plymouth të Anglisë thanë se postimet që përmendnin emrin e Plymouth Hoe u hoqën nga faqja e mediave sociale dhe disa përdorues gjetën se llogaritë e tyre ishin pezulluar përkohësisht për akuzat e përdorimit të gjuhës ofenduese.
Emri i monumentit vjen nga fjala anglo-saksone “hoe”, e cila përshkruan një kreshtë të pjerrët të formuar si një këmbë dhe thembër e përmbysur.
Facebook e pranoi se fjala ishte ngatërruar gabimisht me fjalën fyese, duke rezultuar në heqjen e postimeve.
“Këto postime u hoqën gabimisht dhe ne ju kërkojmë falje atyre që u prekën. Po shiqojmë se çfarë ndodhi dhe do të ndërmarrim hapa për të ndrequr gabimin”, tha një përfaqësues i Facebook për gazetën Guardian.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.