Pornografia mund të bllokohet automatikisht në të gjithë celularët dhe iPad-ët e shitura në Utah, nëse guvernatori i ri republikan i shtetit nënshkruan një propozim që është iniciuar nga ligjvënësit konservatorë.
Guernatori, Spencer Cox, i cili mori detyrën në janar, nuk ka treguar ende nëse do ta nënshkruajë propozimin. Ai ka afat deri të enjten e ardhshme, më 25 mars, për të marrë një vendim.
Mbështetësit argumentojnë se kufizimi është një hap kritik për të ndihmuar prindërit që të mbajnë larg fëmijëve të tyre përmbajtjet e tilla, veçanërisht pasi shumë fëmijë kanë pajisje të tyre elektronike dhe janë të detyruar të kalojnë më shumë kohë në internet gjatë pandemisë.
Megjithatë, mohuesit e kësaj çështjeje thonë se propozimi është antikushtetues dhe se do të ishte një ndërhyrje në fjalën e lirë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.