Një çiklist i Kalifornisë kapi videon e takimit të tij të ngushtë me një fajkua që iu afrua në kokë ndërsa ishte duke i dhënë biçikletës.
Kevin Mahan, shefi i fotografisë për KSEE-TV / KGPE-TV, tha se po udhëtonte pranë Temperance Avenue dhe Highway në Clovis, kur vuri re disa zogj sipër.
“Teksa po ecja, vërejta se ka disa zogj në ajër dhe nuk e mendova shumë, thjesht vendosa kokën poshtë dhe vazhdova të pedaloj”, i tha Mahan mediumit. “Papritmas dëgjova një “tik tik”.
Kamera e helmetës së Mahan kapi pamjet e fajkonjës duke iu afruar, në dukje për t’u përpjekur t’ia kapte kamerën nga maja e kokës.
“Nuk e kuptova se sa të mëdha dhe të mprehta ishin këmbët e saj derisa nuk e ngadalësova videon. Thash me veti se kjo mund të përfundonte me keq sesa ishte”.
Mahan e përshkroi incidentin si një “takim të vështirë” në një postim në Youtube.
Ai tregoi se anëtarët e grupeve lokale të çiklizmit në mediat sociale i thanë se kishin hasur të njëjtin zog në të njëjtën zonë dhe se njërit prej tyre i kishte ndodhur e njëjta ngjarje katër herë.
https://www.youtube.com/watch?v=dTGJECwzBXs
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.