Një çerdhe italiane është nën hetim pasi një gjysh aksidentalisht mori një tjetër vajzë nga çerdhja që nuk ishte mbesa e tij.
Sipas raporteve, i moshuari aksidentalisht i ra ziles në një çerdhe komunale në Arezzo të premten, në vend të kopshtit ngjit me të, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Ai mori vajzën e gabuar nga çerdhja dhe e dërgoi atë në shtëpi.
Gabimi u gjet vetëm pas tridhjetë minutash kur anëtarët e tjerë të familjes kuptuan se ai kishte marrë mbesën "e gabuar". Ai më pas e solli vajzën përsëri në të njëjtën çerdhe ndërkohë prindërit e vajzës kishin thirrur policinë pasi vajza e tyre u raportua e zhdukur.
Mbesa e burrit ishte në të vërtetë një deri në dy vjet më e madhe dhe ende priste që dikush ta merr nga kopshti.
Hetimet disiplinore kanë filluar nga Komuna e Arezzo kundër një mësuesi dhe një kujdestari në çerdhe.
"Pati një gabim nga ana e çerdhes dhe pasojat e pritura disiplinore do të sillen kundër personit që e bëri atë," tha nënkryetarja e bashkisë, Lucia Tanti.
Të afërmit dhe kujdestarët e fëmijëve duhet të sigurojnë një përfaqësues dhe të identifikohen para se të marrin fëmijët nga çerdhet në Itali.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.