Një sërfist qielli amerikan u ngjit në qiellin e Egjiptit, për të thyer Rekordin Botëror Guinness për shumicën e rrotullimeve “helikopterike” gjatë sërfimit në qiell.
Keith "Kebe" Edward Snyder, i cili ka fituar shumë kampionate kombëtare të sërfimit në qiell dhe ishte një alternativë për Lojërat X para se ta hiqnin kategorinë e skysurfing në vitin 2000, e fitoi rekordin botëror për rrotullime në stilin e helikopterit në qiell, mbi Piramidat e Gizës në Egjipt.
Snyder u lidh në dërrasën e tij të skysurfing dhe u hodh nga një aeroplan në lartësi prej 4 mijë e 114 metrash për tentativën e rekordeve, e cila përfundoi pasi ai arriti me sukses një rrotullim marramendës prej 160 rrotullimesh.
"Asgjë nuk mund të të përgatisë vërtet për atë që ndien. Kur dera e pasme e një aeroplani ulet dhe ti po e shikon Afrikën për herë të parë, është një ndjenjë shumë e mahnitshme, shumë e fuqishme", tha Snyder për Guinness, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi se tani mendon që mund ta tejkalojë këtë sukses të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=hk_lG_GfrYY&t=148s
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.