Sot është një festë fetare e serbëve - Noti për Kryqin e Shenjtë – zakon që ka një traditë të gjatë në popullin e tyre, dhe sot filloi organizimi në liqenin e Gazivodës.
Detyra është që të notohet 33 metra, që simbolizon numrin e viteve të jetës së Jezu Krishtit.
Dhjetëra notarë janë të pranishëm në bregun pranë digës së Gazivodës, mes tyre edhe disa vajza. Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ushtarë të KFOR-it, si dhe mbi njëqind shikues bashkë me vetë pjesëmarrësit, shkruan kossev.info, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se të pranishëm aty janë edhe klerikët, në mesin e tyre priftërinjtë nga Zveçani i Zubin Potokut, si dhe igumeni At Andrej, i cili do t’i bekojë notarët.
https://www.youtube.com/watch?v=9abv_WpcRqQ
Mileta Pituliq nga Zveqani doli i pari në garë, duke arritur më shpejt me not deri te Kryqi i Shenjtë.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.