U shkatërruan plotësisht në sulm terrorist, por një pjesë e mbetur e kullave binjakë të Nju Jorkut do të ruhet në Kosovë.
Është grupi Rotary Peja që po e bën gati këtë memorial për ta përuruar në 21 vjetorin e ngjarjes që tronditi botën.
Brenda tij do vendoset copa metalike që do të bartet me ceremoni nga Fushë Kosova deri në Pejë, të dielën.
Memorialit në kujtim të viktimave të 11 shtatorit i është dhënë edhe emri “Kujtim dhe miqësi”.
Përurimi i kësaj vepre do të bëhet me shumë të ftuar. Ndër ta edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikanë të dhe kampit Bondsteel, që e konfirmuan përkrahjen.
https://www.youtube.com/watch?v=RHNA--2glGo
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.