Profesioni i gazetarisë, megjithëse i dashur shumë, shpesh herë di të bëhet edhe stresues për shkak të angazhimit që kërkon për të informuar e për të qenë i informuar.
Si profesion të dytë, Hekuran Sokoli, e ka edhe artin. Pas punës si gazetar, kohën e lirë ai ja kushton pikturës.
Gazetari i Klan Kosovës, Ardian Gaxherri, e ka vizituar atelienë e piktorit Sokoli dhe përmes një kronike na e sjell profilin e tij.
“Vizatimin e kam dashur si fëmijë. Aty pak a shumë dihet sa ke talent - edhe pse talenti mund të them se është diçka që me punë mund të arrihet dhe të zhvillohet - ose thonë që një talent që nuk shfrytëzohet është i vdekur”, thotë artisti.
“Kur përfundova shkollën e mesme, aty kam këmbëngulur që të studioj vetëm artin për shkak se kam konsideruar se atë e bej më me qejf”.
Sokoli tregon arsyet se pse nuk është marrë intensivisht me art. Pas studimeve, ai ka shëtitur dhe më pas ka studiuar edhe shkencat sociale.
“Artistja e madhe Frida Kalo ka thënë që arti është terapi për shkak se ajo ka pasur shumë probleme shëndetësore. Unë për vete mund të them se arti është një lloj arratisje – arratisje nga jeta e përditshme, nga stresi, obligimet e të gjitha këto. Unë mundohem që kur të vij këtu, ta konsideroj veten se jam në atë botën time me këto pikturat me forma gjeometrike”, shton ai.
Në qershor të vitit 2021, Sokoli e ka pasur ekspozitën e tij të parë në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ndërsa në fillim të muajit nëntor 2023, ai pritet që ta bëjë edhe hapjen e ekspozitës së tij të dytë.
https://www.youtube.com/watch?v=TadbiHqrxX8&fbclid=IwAR1KsJA3mnJMcLNKImVsoM97YNk21dEshtuGOuET7rfhJtgZqJr4EOINDQ4
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
klankosova.tv
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.