Një repere 14-vjeçare dhe yll i rrjeteve sociale, e cila u raportua se kishte vdekur, ka thënë se në fakt është gjallë dhe në gjendje të mirë.
Një deklaratë në llogarinë e Instagramit të Lil Tay të mërkurën, që supozohet nga familja e saj, tha se ajo dhe vëllai i saj kishin vdekur.
Por faqja e internetit TMZ e citoi atë të thoshte se llogaria e saj ishte "kompromentuar" dhe ishte përdorur për të përhapur "dezinformata rrëqethëse" rreth saj dhe vëllait.
Në një deklaratë të dhënë nga familja e saj për TMZ, ajo tha: “Dua të bëj të qartë se unë dhe vëllai im jemi mirë dhe të gjallë, por jam plotësisht e thyer në zemër dhe po përpiqem të gjej fjalët e duhura për të thënë.
"Ka qenë një 24 orësh shumë traumatizues. Gjatë gjithë ditës së djeshme unë u bombardova me telefonata të pafundme zemërthyese dhe përlotësh nga njerëzit e dashur, teksa përpiqesha të zgjidhja këtë rrëmujë".
Ajo shtoi: "Llogaria ime në Instagram u komprometua nga një palë e tretë dhe përdorej për të përhapur dezinformata dhe thashetheme rrëqethëse në lidhje me mua, deri në atë pikë sa edhe emri im ishte i gabuar. Emri im ligjor është Tay Tian, jo "Claire Hope".
Ajo tha se tani kishte kthyer llogarinë e saj në Instagram dhe deklarata e rreme ishte hequr.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.