Cristiano Ronaldo, renditet si personi i tretë më i kërkuar në faqen kryesore në internet.
Sipas statistikave të Google Ronaldo, poashtu ka arritur të zë vendin e dytë sa i përket sportistëve dhe vendin e parë sa i përket pjesës së marketingut dhe lajmeve rreth tij.
Kjo sipas ekspertëve shihet se ka ndodhur si pasojë e kalimit të tij nga Real Madrid tek gjigandi italian Juventus, shkruan Calciomercato, përcjellë Klan Kosova.
Fituesi i pesëfishtë i "Topit të artë", nuk arriti që edhe sivjet ta fitojë "Topin e artë".
Këtë vit këtë çmim e mori ish-bashkë lojtari i tij tek madrilenët, kroati, Luka Modric.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.