Boksier me prejardhje nga Kosova Haxhi Krasniqi,së shpejti do të ketë një përballje në ring me Rony Landaeta.
Krasniqi i cili bart brezin e kampionit evropian në kategorinë super të mesme, ka deklaruar se kundërshtari aktual është shumë më i rrezikshëm se ai me të cilin do të përballej.
Ndryshimi i kundërshtarit u bë për shkak se Hartel ka probleme shëndetësore.
“ Planet na ndryshohen shpesh neve në jetë. Të them të drejtën se kjo nuk më bën të ndihem edhe aq komod, por jam i lumtur që megjithatë gjetëm një kundërshtar më në fund”, deklaroi Haxhi Krasniqi.
Robin nofka me të cilin njihet junikasi, foli edhe për kualitetin e kundërshtarit me të cilën do të përballet më 17 nëntor,e vlefshme për mbrojtjen e titullit të kampionit, shkruan mdr.de, përcjellë Klan Kosova.
“ Roony Landaeta është më i rrezikshëm se Hartel. Duke marrë parasysh se ai ka përvojë edhe në sporte tjera luftarake, duhet të përgatitem edhe më shumë”.
Deklarimet e Hartel ai i komentoi si “tentim për t’i ikur përballjes me atë”.
“Në qoftë se me të vërtetë është sëmurë, i dëshiroj shërim të shpejtë”
Do të ishte fitore mahnitëse, u shpreh në fund Haxhi Krasniqi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.