Huawei ka dalë si prodhuesi i tretë në botë i telefonave inteligjentë, kjo është bërë e ditur pas një raporti të Strategy Analytics.
Huawei zë shtatë përqind të tregut me shitjen në vitin 2015 të prej mbi 30 milionë pajisjeve.
Në dy vendet e para qëndrojnë Samsung me 20.5% dhe Apple me 10.9% të tregut botëror.
Pas Huawei-t kinez pozicionohet kompania e Microsoftit e cila ka rënë një pozitë me poshtë, duke zënë tash 6.4 të tregut.
Microsoft është duke humbur tregun e saj më një ritëm shumë të shpejtë, pasi ka rënie të shitjes së produkteve të saj.
Në vendin e pestë ndodhet Xiaomi me 4.6 të mbulueshmërisë së tregut, apo shprehur në total me 19.8 milionë njësi të shitura.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.