Gjigandi kinez, Huawei së shpejti do të nxjerrë në treg telefonin Y6 Scale.
Nga sa merret vesh, ai do të ketë ekran 5 inç 720x1280, procesor Snapdragon 210 katërbërthamësh, 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet përmes microSD.
Kamera kryesore do të jetë 8 MP ndërsa selfie kamera 2 MP.
Y6 Scale pritet që të dalë në shitje më 30 korrik, me çmim 150 dollarë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.