Mjeku në Shqipëri Ilirjan Draçi ka humbur betejën me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook.
"Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv".
"E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.U prehsh në paqe dr. Draçi?Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!", shkruan ajo, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.