Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë veprimtari Milaim Berisha
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së dhe mësimdhënësit shumëvjeçar, Milaim Berisha", ka thënë kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
"Prof. Berisha do të mbetet model i mësimdhënësit punëtor dhe i përkushtuar për të arsimuar gjenerata të tëra".
"Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!”.
"Prof. Berisha në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i LDK-së për deputet".
Lajmin se Milaim Berisha e ka humbur betejën me COVID-19 e ka bërë të ditur ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një njoftimi në Facebook.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.